“E kam parë lotin e Edit kur ka humbur…”, Linda Rama rrëfen çastin e vështirë të kryeministrit


Bashkëshortja e Edi Ramës ishte sonte e ftuar në emisionin “Piter Pan”, ndërsa nuk kanë munguar pyetjet thumbuese të fëmijëve.

Pjesë nga biseda me një prej fëmijëve të emisionit:

Fëmija: Si është të jesh gruaja e kryeministrit, hall apo qejf?

Linda: Ti mund të behësh kryeministër dhe gazetar mund të bëhesh, është super pyetje”.

Fëmija: Po unë s’të bëra këtë pyetje

Linda: Hall nuk është, e sigurt që nuk është. Se populli e zgjedh për të drejtuar vendin dhe është vlerësim, por është edhe peshë e madhe që duhet ta mbash çdo ditë e çdo natë, por kur ia vlen ta mbash.

Fëmija: Çfarë do bëje për popullin po të ishe kryeministre?

Linda: Nuk do bëja aq sa bën Edi, por se kam menduar ndonjëherë. Por po të jem për një minutë… do ti jepja një vëmendje të posaçme fëmijëve, do modernizoja sistemin arsimor për grupmoshën deri në 10 vjeç. Fëmijët janë e vetmja Europë që kemi mes nesh.

Fëmija: A qan ndonjëherë Edi Rama, se duket burrë shumë i fortë?

Linda Rama: E kam parë lotin e Edit kur ka humbur miqtë e tij shumë të ngushtë.

Baby Boo