E ka thirur babain dhe i ka kërkuar 1,000 euro që i biri të mos i vritej në burg – kallëzim penal për një person nga Çellopeki

Zyra e jashtme për punë kriminalistike në Gostivar ka ngritur kallëzim penal kundër R.K. (35) nga fshati Çellopek, Tetovë, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “shtrëngim”. Më 20.04.2024, i dyshuari e ka kontaktuar me telefon K.S. (72) dhe i ka kërkuar 1,000 euro që i biri i tij, i cili ndodhet në vuajtje dënimi në një institucion korrektues, të mos vritej.