E joshin, 3 vajza të reja i vjedhin të gjitha paratë të moshuarit


Rasti ka ndodhur në Greqi. Tre vajza të moshës 19, 24 dhe 25 vjeçe, kishin mashtruar një burrë të moshuar duke i vjedhur kështu plot 9 mijë euro.

Burri 75-vjeçar ka kryer denoncimin në polici duke rrëfyer se të tre vajzat e kishin pikasur dhe mbajtur nën vëzhgim prej ditësh derisa i hynë në shtëpi me prektekstin për ti gatuar ushqim dhe i vodhën paratë.

Ja dëshmia e tij në polici: “Kam pasur një aventurë me këto femra dhe jam përfshirë, shkova në kafe para disa ditësh dhe takova njërën prej tyre jashtë një supermarketi dhe ajo më kërkoi 20 euro borxh.

Pas dy ditësh më telefonoi dhe më tha se do sillte dhe shoqet e saj e të darkonim.

Sapo ika në tualet një moment, ato më kishin marrë portofolin. Ato më bënë të besoj se do bënim diçka pas darkës, ishin shumë joshëse’.

Baby Boo