E jashtëzakonshme, punëtori i portit në Bejrut gjindet i gjallë pas 30 orësh


Një burrë që përfundoi në det kur një shpërthim kimik shkatërroi qendrën e qytetit të Bejrut, ditën e djeshme, është gjetur i gjallë pas 30 orësh.
Punëtori i Portit të Bejrutit, Amin al-Zahed, fotografia e të cilit ishte postuar në një faqe Instagram kushtuar gjetjes së banorëve të zhdukur, u gjet në detin Mediterannean, 30 orë pas shpërthimit që tronditi qytetin.

Një imazh i postuar në mediat sociale tregon një anëtar të një ekipi shpëtimi që mban një burrë të mbuluar me gja k, i cili thuhet se është al-Zahed, në kuvertën e një anijeje.
Sipas një raporti nga Al-Arabiya, punonjësi i portit u dërgua me shpejtësi në Spitalin Universitar Rafic Hariri në Beirut. Sidoqoftë, familja e al-Zahed foli sot në TV Liban, duke thënë se ata kishin kontrolluar spitalin, por nuk kanë qenë në gjendje ta gjejnë atë, njoftuan përdoruesit e mediave sociale.
Gjendja e Al-Zahedit, dhe se si ai arriti të mbijetojë nga ajo gjendje, aktualisht nuk dihet.

Baby Boo