“E gjitha për një puthje”, Atdheu rikthehet në Përputhen dhe del në takim me Antonelën


Atdheu është rikthyer në Përputhen puntatën e sotme për të sqaruar sherrin me Antonelën të pak kohëve më parë.
Ata u vendosën në karrige përballë njëri-tjetrit për të sqaruar gjërat. Takimi i tyre ishte shumë i qetë.

“Hë Antonelë, e gjitha për një puthje, shiko ku jemi tani,” tha Atdheu.
“Po pra, sa jemi sharë kundra njëri-tjetrit. Kur kam hyrë ke qenë një nga pëlqimet e mia më të mëdha, është pëlqim që vazhdon edhe sot. Nuk e mohoj.

Megjithatë atëherë kur më puthe tek makina nuk kam thënë që ti më ke puthur me zor. A të vjen keq që ke ikur nga këtu?” pyeti Antonela.
“Po më vjen keq se s’doja të dilja ashtu. Më kanë ngelur ca gjëra peng, më ngeli peng që nuk e bëra një takim me ty,” tha Atdheu

Baby Boo