E FUNDIT/ Policia greke ekzekuton një shqiptar në kufi


Policia greke ka ekzekutuar një shtetas shqiptar pranë kufirit me Shqipërinë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vissani Pogoniou pranë Janinës. Sipas mediave greke policia e Janinës ishte duke patrulluar pranë kufirit kur ka hasur disa trafikantë shqiptarë.

Rrethanat e vrasjes janë ende të paqarta, ndërsa mediat greke raportojnë se disa shqiptarë po transportonin drogë dhe kanë shkëmbyer zjarr me policinë.

Raportohet se nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur i plagosur lehtë në dorë edhe një polic grek.

Mediat e vendit fqinj shkruajnë se shqiptarët e tjerë kanë braktisur çantat me kanabis dhe janë larguar ndërsa vijon operacioni për kapjen e tyre.

Baby Boo