E ftoi për të larë borxhin, më pas e gjuan me pistoletë


Para mesnate, në stacionin policor në Kavadar, A.V.(38) nga fshati Rosoman ka paraqitur se në të njëjtën ditën rreth orës 18:00 është thirrur nga S.K. nga Shkup që të shkojë në kampshtëpizën në Rosoman për të pastruar një borxh ndaj njëri tjetrit, por kur ka arritur atje ka ndodhur incidenti, shkruan Pacensure.

Siç potencojnë nga MPB, personi S.K. ka qenë i armatosur dhe me disa miq të tij e kanë sulmuar personin A.V.
Nga MPB theksojnë se personit A.V. i është ofruar ndihma mjekësore dhe është lëshuar për shërim shtëpiak./Pacensure

Baby Boo