E frikshme: 141 personave që testuan negativ u rikthehet koronavirusi


Koreja e Jugut ka njoftuar se 141 personave që testuan negativ u është rikthyer koronavirusi.

Një total prej 141 personash që ishin shëruar nga Covid-19 kanë testuar përsëri pozitiv, tha të enjten Qendra e Koresë së Jugut për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KCDC), raporton CNN.

Zëvendësdrejtori i KCDC, Kwon Joon-Wook tha se agjensia nuk e di se çfarë i bëri njerëzit të riktheheshin pozitiv dhe po heton rastet e tyre.

Shumica e ekspertëve mendojnë se nuk ka gjasa që dikush të ri-infektohet për koronavirus menjëherë pas shërimit. Është e mundur që rastet me testimin – ose sasi të ndryshme të ARN virale në trup, të cilat kërkojnë testet – mund të shpjegojnë pse njerëzit testuan pozitivisht pasi testuan negativ.

Kwon gjithashtu tha që qeveria po studion mostra të kultivuara nga pacientët për të përcaktuar nëse rastet mund të jenë ngjitëse. Kwon tha se studimi do të zgjasë rreth dy javë nga sot.

“Punëtorët tanë të KCDC janë duke punuar ditë e natë për të mbledhur kampione dhe kryerjen e studimeve,” tha Kwon.

Baby Boo