E fitoi medaljen e artë për dy minuta – Distria Krasniqi e jashtëzakonshme në Lojërat Mesdhetare Oran 2022


Distria Krasniqi po vazhdon me sukseset e saja të jashtëzakonshme. Ajo ka fituar medaljen e artë në kategorinë deri në 42 kilogramë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022. Krasniqi triumfoi me IPPON ndaj xhudistes kroate, Ana Viktorija Puljiz brenda dy minutave.

Xhudistja kosovare në gjysmëfinale e mposhti spanjollen Ana Perez Box. Krasniqi e kishte kaluar rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë, respektivisht në çerekfinale me Ippon e eliminoi xhudisten nga Qiproja, Sofia Asvesta. Në garë për medaljen e bronztë është Flaka Loxha, e cila do të garojë pas pak.

Baby Boo