E ekzekutuan e pastaj sollën trupin pranë shtëpisë, detaje të reja për vrasjen e Alket Muhos


Ekzekutimi i Alket Muhos, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë në fshatin Rabije të Memaliajt, ka ngritur shumë pikëpyetje për grupin hetimor.

Edhe pse u prangosën Hetem e Dino Muho, si të dyshuar për vrasjen e 43-vjeçarit, përsëri provat kundër tyre janë të pakta nga policia kriminale e Gjirokastrës.

Ngjarja deri më tani është theksuar nga vetë policia se ka ndodhur për shkak të problemeve të pronësisë ndërmjet viktimës dhe dy autorëve të pretenduar që janë babë e bir. Ndërsa, një tjetër pistë që po hetohet, e cila mbahet e fshehtë është ajo e ekzekutimit të Muhos për shkak të informacionit të dhënë te Shërbimi i Çështjet e Brendshme dhe Ankesave për mbjelljen e bimëve narktotike në malësinë e Gvallës, fare pranë fashtit të tij të lindjes, Rabije.

Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit pohojnë për Abc Neës se, Alket Muho dyshohet se është vrarë në një vend tjetër e më pas trupi u transportua aty ku u gjet, pranë tokës në pronësi të tij. Ekspertët e kriminalistikës dyshojnë në këtë fakt, pasi pranë vendngjarjes janë gjetur shenja gomash të një automjeti që mendohet të ketë kryer trasportin e viktimës.

Për këtë dyshim policia po verifikohen edhe qelizat telefonike të celularit të viktimës për të saktësuar momentin kur u vra, pasi sipas dëshmisë së bashkëshortes së tij, ajo ishte duke folur më të në kohën kur u qëllua për vdekje me armë zjarri.

Për të provuar fajësinë e dy të arrestuarve Hetem e Dino Muho, prokuroria e Gjirokastrës është në pritje të përgjigjeve të analizave për faktorët plotësues, ku më kryesorja është nëse kanë apo jo mbetje të barotit në duar. Të hënën do të zhvillohet masa e sigurisë për të prangosurit, ndërsa organi i akuzës mësohet se do të kërkojë “arrest me burg” deri në mbërritjen e përgjigjet të analizave nga Laboratori i policisë Shkencore./abcnews

Baby Boo