E “ekzekuton” Erdoganin në film, burg regjisorit


Ai është arretsuar vitin e kaluar, pasi që ka publikuar trailerin për filmin “Zgjimi”, të bazuar në puçin e dështuar ushtarak të vitit 2016

Regjisori turk Ali Avxhi është dënuar me burgim prej gjashtë vjet e tre muaj për shkak të filmit në të cilin paraqitet Rexhep Taip Ergogan me revole të drejtuar në Kokë, deri sa përreth shtrihen anëtarët e vrarë të familjes së tij, gazetametro.net.

Ai është arretsuar vitin e kaluar, pasi që ka publikuar trailerin për filmin “Zgjimi”, të bazuar në puçin e dështuar ushtarak të vitit 2016, në të cilin kanë vdekur mbi 250 njerëz, njofton REL (në gjuhën serbe).
Traileri ka zgjuar reagime të bujshme të publikut për shkak të skenave në të cilagt janë të vrarë anëtarët e familjes së Erdoganit, duke përfshirë edhe Berat Albajrakun, i cili tash është ministër i financave.

Është paraqitur se si një oficer ushtarak e mba revolen e drejtuar në zverkun e kryetarit, deri sa ai falet. Gjykata në Stamboll ia ka shqiptuar dënimin Avxhiut për shkak të anëtarësimit në rrjetin e imamit Fetulah Gulen, i cili jeton në ShBA. Turqia e akuzon Gulenin se qëndron prapa tentim-puçit, gjë që ai e demanton.

Gjykata ka njoftuar se Avxhi me filmin e tij tga tentuar “të drejtojë perceptimin e publikut në harmoni me qëllimet kryesore të kësaj organizate terroriste”.

Avxhi i ka hedhur poshtë akuzat dhe ka thënë se vetë Erdogani ka folur se ka qenë cak i puçit të dështuar, gjatë të cilit janë bërë sulme ajrore mbi pallatin presidencial në Ankara, ndonëse Erdogan nuk ka qenë aty gjatë asaj kohe.

“Po të kisha dashur të bëj propagandë terroritse, do ta kisha paraqitur Erdoganin duke planifikuar arratisjen, në vend të skenës me falje”, ka thënë regjisori para gjyqit.

Mbi 50 mijë njerëz kanë përfunduar në burg deri sa presin gjykimin, ndërsa 150 mijë të punësuar në administratën shtetërore, duke përfshirë edhe arsimtarë, gjykatës e ushtarakë, janë susoenduar apo larguar nga puna pas puçit ushtarak.

Baby Boo