E dijmë se çka po i djeg me vizitën e Kurtit, Kasami i përgjigjet Qeverisë dhe Pendarovski


Kryetari i Lëvizjes BESA dhe i komunës së Tetovës, Bilall Kasami i është përgjigjur reagimeve të krerëve shtetëror lidhur me vizitën e kryeministrit Albin Kurti.

“Qeveria nuk ia doli ta fsheh apo kontrollojë frikën nga humbja në zgjedhjet e ardhshme, sidomos kur në pah doli fronti opozitar i bashkuar dhe me një përkrahje nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

E kuptojmë shqetësimin e Presidentit dhe Qeverisë, të cilës për çudi me përkrahje e reagime i doli krah edhe Beogradi, dhe e dimë se retorika e këtillë politike, nuk ka të bëjë aspak me vizitën e Albin Kurtit, por ka të bëjë me shqetësimin se opozita shqiptare në RMV po bashkohet dhe kësisoj ia numëron ditët kësaj qeverie të krimit dhe korrupsionit”, theksoi Kasami

Baby Boo