E Diela ditë jo pune: Inspektorati në terren në komunën e Çairit


Sot është e diela, e dyta me radhë në vit dhe e dyta që nga hyrja në fuqi e ndryshimeve në Ligjin e Punës, sipas të cilit e diela është ditë jopune.
Për këtë arsye inspektorati i tregut dhe ai i punës gjatë ditës së sotme kishin dalë në Çair për të parë a po respektohet ligji.

Ndryshe rreth 92 për qind e punëtorëve nuk duhet të punojnë me këto ndryshime të dielën.
Punonjësit në qendrat tregtare, gjegjësisht qendrat, të cilët do të punojnë të dielën, do të marrin dyfishin e rrogës ditore, pra rrogën e rritur me 100 për qind.
Gjithashtu, 2 për qind e xhiros së realizuar në objektet që do të punojnë vitin paraprak për funksionimin e të dielave dhe festave do të dedikohet për ndërtimin e kopshteve të reja.

Baby Boo