“E di unë”, Adelina Ismaili hedhë dyshime që Arif Vladi u pagua për ta kënduar Marshin e UÇK-së


Adelina Ismaili, në emisionin e saj ku mysafir kësaj radhe kishte të parin e NISMA-së, Fatmir Limaj, ngriti disa dyshime për pagesë në lidhje me këngën “Marshi i UÇK-së” të kënduar nga Arif Vladi, për të cilën Limaj tha se ishte frymëzim i UÇK-së.
Gjatë bisedës me Limaj, Islamili e pyeti atë se a ka dëgjuar ndonjë këngë të saj, derisa ai i tregoi se e pëlqen këngën “Ushtrinë time”, dhe i tha që ajo këngë ish dashtë të bëhet më herë, që të shërbejë si frymëzim për UÇK-në
“Marshi i UÇK-së na ka frymëzuar”, i thotë Limaj, Ismailit.

Në këtë pikë, Limaj, përmend që “Marshi i UÇK-së”, ishte frymëzimi i luf*tëtarëve të Kosovës, ndërsa Adelina i thotë se edhe ajo të ishte frymëzuar po të i kishte marr paratë që i ka marrë Vladi.
“Po isha frymëzuar edhe unë, t’i kisha marr paret që i ka marr ai”, pohon ajo duke buzëqeshur.
Teksa Limaj, i thotë se nuk e di për atë pjesë, Adelian ia kthen se e di ajo.
“E di unë”, i thotë Adelina Ismaili, mysafirit të saj Fatmir Limaj.
Deri më sot nuk është folur kurrë një gjë e tillë sa i përket këngës me të cilën ushtarët e Kosovës, janë frymëzuar dhe kanë lu*ftuar fuqishëm përballe paramilitarëve serbë.

Baby Boo