E dhunonte se nuk bënte punët e fshatit, burri i kërkon një mundësi të dytë gruas në studio


Programi “Dua të të bëj të lumtur” solli në ekranet tona këtë javë historinë e Xhaferrit nga Vlora. Ai kishte zgjedhur programin si një mënyrë komunikimi me gruan e tij e cila ishte larguar nga shtëpia disa javë më parë.

Historia e Xhaferrit me Marselën kishte nisur para disa vitesh kur ishin njohur me mblesëri dhe kishin rënë në dashuri. Familja e Xhaferrit jetonte në një nga fshatrat e Vlorës dhe për këtë arsye, ai dhe Marsela kishin vendosur që të jetonin pranë tyre.

Xhaferri në studio rrëfeu se e siguronin jetesën nëpërmjet blegtorisë dhe se Marsela refuzonte t’i përshkutohej punëve të fshatit. Sipas tij debatet dhe problemet midis tyre kishin nisur sepse Marsela kërkonte të jetonte në qytet dhe për këtë arsye ajo ishte larguar nga shtëpia duke marrë me vete dy fëmijët.

Nga biseda që u zhvillua në studio u zbulua se Marsela ishte detyruar të largohej përkshak të dhunës së vazhduar fizike dhe psikologjike që kishte ushtruar Xhaferri. “Lumturia ime ishtë në shtëpi, por dhuna që ushtronte më detyroi që të largohesha bashkë me fëmijët.” ,- u shpreh Marsela.

Nga ana tjetër Xhaferri mohoi që kishte ushtruar dhunë dhe i kërkoi Marselës një mundësi të dytë. “Kam ardhur në emision për të të kërkuar që zënkat që kemi t’i lëmë mënjanë. Dua që të bashkohemi dhe të kujdesemi për fëmijët tanë.”

Marsela rrëfeu se e kishte denoncuar disa herë në polici Xhaferrin por i kishte tërhequr për hir të fëmijëve të vegjël. Ajo tregoi se Xhaferri ushtronte dhunë mbi të pa ndonjë arsye të fortë dhe se nuk ndihej gati që ta falte e të rikthehej përsëri me të.

Baby Boo