E dhunoi 15-vjeçaren nga Vushtrria në vitin 2002: Dënohet me …


Gjykata Themelore e Mitrovicës me 21 gusht të këtij viti ka nxjerrë një aktgjykim për një rast dhunimi të ndodhur më 27 maj të 2002-ës, ku ka dënuar me 1 vjet burgim me kusht, të akuzuarin e këtij rasti.

Një vajzë e mitur 15 vjeçare nga Vushtrria gjashtë ditë pasi ka ndodhur rasti ka deklaruar në polici se është detyruar me forcë të kryejë marrëdhënie seksuale, njofton Klan Kosova.

Në deklaratën e saj e mitura ka thënë se N.I i me brisk në dorë e ka kërcënuar të miturën se nëse nuk shkon do ta presë.
Ai më pas e ka detyruar të bëjë marrëdhënie seksuale duke i thënë se “më mirë të bësh marrëdhënie me mua sesa me të gjithë këta të tjerët” duke aluduar edhe në katër shokë të tjerë me të cilit ishte bashkë. E mitura më pas është detyruar të bëjë marrëdhënie seksuale edhe me dy persona të tjerë nën kërcënimin e thikës.

Ngjarja ka ndodhur në një shtëpi të harruar në Vushtrri.

Gjykata për Krimet të Rënda në Mitrovicë pas shqyrtimit të deklaratës së të miturës pasi ka bërë ekzaminimin e Institutit të Mjekisë Ligjore, foto dokumentacionin si dhe ka dëgjuar dëshmitarët L.R dhe B.M, ka marrë vendim që të akuzuarit F.M dhe F.F të shpallen fajtor për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënie seksuale me Dhunë” duke u bazuar në nenin 74 të Ligjit të Provincës së Kosovës, ligjet e UNMIK-ut, duke e dënuar me një vit burgim me kusht nëse vepra e njëjtë përsëritet në afat prej dy viteve.

Për këtë aktgjykim, nuk është ankuar e dëmtuara, por avokati i të akuzuarit F.M me arsyetimin se ka pasur shkelje të dispozitave të procedurës penale dhe konstatim i gabuar i gjendjes faktike, duke kërkuar që rasti të rikthehet në rigjykim.

Gjykata e Apelit e ka hedhur poshtë këtë ankesë dhe ka konstatuar se vendimi i Gjykatës Themelore ishte i drejtë dhe e ka arsyetuar formën lehtësuese që ka marrë Gjykata e Shkallës së Parë se të akuzuarit ishin shumë të rinj kur e kryen veprën penale ndërsa tani janë martuar kanë fëmijë dhe janë të punësuar dhe të dobishëm për shoqërinë dhe nuk kanë kryer më asnjë vepër penale. Gjykata e Apelit ka vlerësuar se dënimi i shqiptuar ndaj të akuzuarve nga ana e Gjykatës së shkallës së parë është në harmoni me intensitetin e rrezikshmërisë shoqërore të veprës penale dhe shkallës së përgjegjësisë penale.
Nga neni 74, pika 1 dhe 2 nga e drejta penale e Provincës së Kosovës thuhet:

(1) Kushdo që e detyron në marrëdhënie seksuale një person femër me të cilin nuk jeton në bashkësi martese, me forcë ose me kërcënim për të sulmuar drejtpërdrejt jetën ose trupin e saj, ose jetën ose trupin e një personi afër saj, do të dënohet me një deri në dhjetë vjet burgim.

(2) Nëse vepra nga paragrafi 1 i këtij neni ka rezultuar me dëmtim të rëndë trupor ose vdekje të femrës ose nëse vepra është kryer nga disa persona ose në një mënyrë veçanërisht mizore ose poshtëruese, kryesi dënohet me të paktën tre vjet burgim.

Baby Boo