E dhimbshme, vdes një fëmijë shtatëvjeçar në Veles


Një fëmijë shtatëvjeçar pa shenja jete është dërguar dje në spitalin në Veles. Mjekët kanë bërë përpjekje për rianimim, por pa sukses.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i SPB-së Veles, Verolub Dodevski i cili informon se trupi i fëmijës së vdekur është dërguar për autopsi në Institutin për mjekësi gjyqësore në Shkup. Fëmija ka pasur probleme shëndetësore dhe në mëngjes i është përkeqësuar gjendja.

Në SPB Veles rasti është paraqitur dje në orën 12:35.

Zëdhënësi i Shtëpisë shëndetësore në Veles, Strahil Todorov deklaroi se prindërit e kanë sjellur fëmijën dje në orën 11:54 në ambulancën e Ndihmës së shpejtë.

Zëdhënësja e Spitalit të përgjithshëm Vesna Nedellkovska-Nikollova informon se fëmija është pranuar në gjendje kamatoze, cianotike pa frymëmarrje dhe pa veprim kardiak.

Sipas informatave të dy institucioneve shëndetësore, prindërit në mëngjes rreth orës 8 e kanë dërguar fëmijën për kontroll te mjeku i tij amë.

Baby Boo