E dhimbshme| Humb jetën 20-vjeçari që u lëndua në aksidentin te rrethrrotullimi në Prishtinë


Një aksident i rëndë trafiku që ndodhi në orët e hershme të mëngjesit në rrethrrotullimin në lagjen Lakrishtë në Prishtinë, tronditi gjithë Kosovën. Një veturë kishte rënë nga rethrrotullimi në Lakrishte, që lidh Prishtinën me Fushë-Kosovën, Mitrovicën dhe Ferizajn, ndërsa ishin lënduar tre persona.

Burimet e Sinjalit nga Emergjenca bëjnë të ditur se 20-vjeçari i cili kishte lëndime më të rënda, ka ndërruar jetë këtë mbrëmje.

Ditë më parë, Drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla, kishte deklaruar se 20-vjeçari ishte duke u mbikëqyrur në intenzivë.

“20 vjeçari është trajtuar në Emergjencë, gjendja e tij është më e rëndë. Mjekët i kanë kryer të gjitha intervenimet e duhura, tash mbikëqyrja i tij do të vazhdojë në Intenzivë”, kishte deklaruar Syla.

Baby Boo