E dhimbshme: Balerina e njohur gjendet pa shenja jete në liqen


Balerina e St. Louis, Raffaella Maria Stroik, është gjetur e vdekur gjatë së mërkurës në liqenin Mark Twain.

Trupi i 23 vjeçares, është gjetur 100 milje në veri të St. Louis, transmeton gazetametro.net.

Ende nuk ka ndonjë dëshmi se si u mbyt balerina, por ka filluar hetimi për shkaqet e vdekjes së saj.

Stroik po konsiderohej e zhdukur që nga e martja, pasi makina e saj u gjet në një parking.

Autoritet besojnë se ajo ishte aty që nga e hëna.

Ndryshe, Stroik ka përformuar pjesë të baletit nga më të njohurat, si ajo e Hirushes./gazetametro

Baby Boo