E dhimbshme: 4 vjeçari gjendet i vdekur në një kanal

Rreth orës 12:15, të ditës së sotme në një kanal kullues në afërsi të banesave sociale, ngjitur me lumi e Lanës në Shkozë është gjetur i dekompozuar fëmija me iniciale K.H, 4 vjeç.

Baby Boo

4-vjeçari ishte denoncuar nga prindërit si i humbur mbrëmjen e datës 17 shkurt 2020.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe njoftojnë se po vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se është mbytur aksidentalisht.
Identifikimin e tij e bëri xhaxhai i Klodianit, i cili tha: “Nuk është në kërkim asnjë tjetër fëmijë në lagje. Vëllai më tha që është Klodiani. Është një pellg me ujë, mund të ketë kaluar ndonjë gardh e të ketë rënë. Unë jam në Pogradec, tani po vij, por për Klodianin më thanë se është ai”.

Sipas familjarëve dhe deklarimeve të tyre në emisionin “Pa Gjurmë” më 20 shkurt, 5-vjeçari u la i vetëm për rreth 30 minuta duke luajtur me fëmijët e tjerë dhe pastaj u zhduk pa asnjë gjurmë. Klodiani nuk shkonte në shkollë dhe gëzonte shëndet të plotë.