E detyruan fëmijën që të kërkojë lëmoshë, paratë i përdorën për të blerë dr*ogë!


Prokurori publik kompetent nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pas procedurës disamujore në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, sot duke vepruar sipas kallëzimit penal ka lëshuar Urdhër për zbatimin e hetimit kundër dy personave për të cilët ekziston dyshim i bazuar se kanë kryer vepër penale tregti me fëmijë, nga neni 148-g paragrafi 1 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal.

Siç bëri të ditur PP-ja, gjatë muajit gusht dhe shtator të vitit të kaluar, të dyshuarit së bashku me të birin nëntëvjeçar të të dyshuarës, me autobus janë nisur nga Dibra për në Strugë, ku janë vendosur në një dhomë me qira në afërsi të tregut. Nëna dhe njerku duke përdorë forcë dhe kërcënim e kanë detyruar fëmijën të kërkonte lëmoshë dhe duke e përdorë pafuqinë e tij kanë kërkuar që çdo ditë të fitojë nga 500-100 denarë.

Nëse fëmija nuk arrinte të mbledhë aq para është dënuar me malltretim fizik dhe rra*hje, ndërsa ushqim ka marrë vetëm një vakt gjatë ditës. Të dyshuarit paratë i kanë përdorë për furnizim të lëndës na*rkotike të cilën e kanë konsumuar në prani të fëmijës. Më 14.9.2021, pasi nëna e ka rra*huar, fëmija i shqetësuar dhe i rraskapitur ka kërkuar ndihmë nga të punësuarit e një objekti hotelerik, pas çfarë është dërguar në ISHP Spitalin e Përgjithshëm Strugë ku i janë konstatuar lëndime në kokë dhe trup.

Gjatë ditës së sotme të dyshuarit janë sjellë para gjykatësit të procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore penale Shkup. Prokurori duke vlerësuar se ekziston rre*zik që të akuzuarit të arr*atisen që ta shmangur ndjekjen penale, për ta përsëritur veprën apo të ndikojnë ndaj dëshmitarëve, i ka propozuar Gjykatës që të dy të dyshuarve t’u caktohen në masa paraburgim. Gjykatësi e ka pranuar propozimin e prokurorisë dhe me Vendim përcaktoi masë të paraburgimit për të dy të dyshuarit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, qëndron në kumtesën e PP-së.
Sipas Kodit Penal për kryerësit e veprës penale tregti me fëmijë është paraparë dënim me burg me të paktën dhjetë vjet.

Baby Boo