E dashura fejohet me dikë tjetër, 22-vjeçari vetevaret live në Facebook


Një 22-vjeçar ka vrarë veten Live në Facebook pasi e dashura e la për një burrë tjetër.

Shyam Sikarwar publikoi pamjet tronditëse në mediat sociale duke u varur në një tempull në fshatin Raybha afër Agrës.

Sikarwar la një shënim vetëvr.asës prej katër faqesh ku i kërkoi falje familjes dhe i tha atyre të dhurojnë organet e tij.

Nuk dihet ende nëse ai ishte akoma me të dashurën në momentin që ajo u fejua apo ishin ndarë.

Banorët gjetën trupin të varur brenda në tempull mëngjesin e së shtunës pasi viktima publikoi pamjet në Facebook.

Video 4 minuta tregon Sikarëar duke i kërkuar autoriteteve që të mos ndërmarrin asnjë veprim kundër askujt pas vdekjes së tij.

“Më mungon dhe nuk mund të jetoj pa të. Unë nuk mund ta pranoj faktin se ajo po martohet me dikë tjetër,”-shkroi ai në shënimin vetëvrasës. “Stresi i humbjes së saj më ka prekur aq shumë sa kam humbur punën time.”

Profili i viktimës në Facebook u çaktivizua nga anëtarët e familjes së tij!

Baby Boo