E çuditshme: Udhëheqësi i sektorit, në gjendje të rënde punon dhe shërohet në zyrë


Udhëheqësi i hidro-sistemit Gjavato, Jovan Popov, është i palëvizshëm gati se dy muaj. Pas një aksidenti automobilistik ai ngeli me pasoja të rënda dhe i palëviyshëm ndërsa tani mund të qëndrojë vetëm i shtrirë në krevat. Por në vend të shtëpisë ose në një vend adekuat, ai trajtohet në ambientet zyrtare. Ai në zyrë ka marrë shtratin spitalor, ilaçet dhe pajisjet që i nevojiten. Të gjithë punonjësit tjerë kujdesen për të: ata e ushqejnë, ndryshojnë kateterin urinar, i japin ilaçe, transmeton Pa Censurë.

Popov thotë se ai duhet të jetë në zyrë sepse ai është i nevojshëm në vendin e punës. Ai pohon se Ministria e Mjedisit është informuar për këtë situatë dhe ai është lejuar të qëndrojë këtu.

Punonjësit thonë se e kanë njoftuar Ministrinë e Mjedisit dhe kanë dërguar fotografi nga zyra e Bogdancit për të njohur situatën, por deri më tani askush nuk ka ardhur dhe as ka reaguar.

Nga Ministria e Mjedisit pretendojnë se nuk kanë informacion që menaxheri Popov jeton dhe shërohet në zyrë./Pa Censurë

Baby Boo