E çuditshme: SGS fiton tender prej 113 mije eurosh


Agjencia e Sigurimit “Secuerity Group Services” (SGS) e cila lidhet me ish-drejtorit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), Sasho Mijallkov ka fituar tender të ri me vlerë prej 113 mijë euro. Me këto para, agjencia duhet ta sigurojë Muzeun Arkeologjik të Maqedonisë për periudhën prej një viti. SGS ka qenë kompania e vetme e cila është paraqitur në tender ku kusht për të fituar ka qenë oferta më e ulët e mundshme, shkruan Makfaks, transmeton Portalb.mk.

Muajin e kaluar SGS fitoi tender të ri, për sigurimin e fondit të Holokaustit nga Maqedonia prej rreth 24 mijë euro. SGS i siguron edhe Agjencia për Komunikime Elektronike, shkollat fillore dhe çerdhet për fëmijë në Komunën e Aerodromit, Spitalin e Përgjithshëm në Veles.

Agjencia e Sigurimit SGS është paraqitur në treg në vitin 2010 dhe për një kohë të shkurtër filloi t’i ngushtojë agjencitë e mbetura dhe t’i fitojë tenderët më të mëdha shtetërore për sigurimin e objekteve kyçe, nga të cilat numër i madh i projektit “Shkupi 2014”. Edhe pse pas agjencisë formalisht nuk qëndronte asnjë emër i theksuar, në media lidhej me ish-drejtorin e DSK-së, Sasho Mijallkov, i cili tani është në arrest shtëpiak për rastin “Perandoria”.

Nga incizimet auto të përgjuara të opozitës së atëhershme LSDM u bë e qartë se Mijallkov fshihet pas SGS-së dhe se po kontrakton për punësime të reja, ai vendosë se kush do të angazhohet në agjencinë dhe kontrakton tendere shtetërore.

Baby Boo