E çuditshme: Prokurori shihet në kafe me avokatin e dorasit!


Disa orë pas publikimit të pamjeve të vr*asjes të të riut nga Deçani, Agonis Tetajt, është siguruar një fotografi në të cilën shihet avokati i familjes Gogaj, Besnik Berisha dhe prokurori i rastit Agron Uka, duke qëndruar në një kafiteri.

Prokurori Uka ka konfirmuar se ky takim ka ndodhur mirëpo, sipas tij, takimi ka ndodhur tri vite më parë.
“Në Bibël e Kuran të betohem që kemi qenë vetëm unë e Jetishi. Ky ka ardhë na ka përshëndetë, erdh prej një gjykimi edhe ka thënë: A bën një kafe vetëm për qejf… Kjo para tri viteve, shumë i sigurt jam. Ka ndejtë vetëm 5 minuta, por s’ka lidhje me rast”, tha prokurori.
Tutje, prokurori tha se me avokatin Berisha është në konflikt.

“Unë me avokatin jam në konflikt, bile-bile thash ja unë ja ky me lëshu punën”, shtoi ai. Dje prokurori Agron Uka ka rikualifikuar veprën pe*nale nga “vr*asje e rëndë“ në “vr*asje nga pakujdesia”.
Dhe sot familja ka publikar videon me ak*uzat se ka pasur shtr*embërim të së vërtetës.
Në lidhje me fotografinë, KALLXO.com ka kontaktuar edhe avokatin Besnik Berisha, i cili mbron Shaban Gogajn, i aku*zuar për vr*asjen e Agonis Tetajt.

I pyetur se a ka pasur rast të takojë prokurorin Agron Uka jashtë gjykatës apo prokurorisë, avokati Berisha ka thënë se një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
“As kafe, as takim, as kurrë me ato punë e çështje nuk jam marrë”, tha Berisha. Pasi u informua për fotografinë, ai e mohoi duke thënë se ka shanca të jetë montuar por është i gatshëm të përballet me gjithçka.

“Unë kam kontaktuar me prokurorin mbi 20 herë në sallë të gjykimit e përtej atyre vetëm kush don me kriju e trillu”, tha Berisha.
Rreth zhvillimeve të sotme, avokati Berisha ka reaguar në profilin e tij në Facebook.
Avokati i të aku*zuarit në rastin e vr*asjes së Agonis Tetaj, Besnik Berisha, ka thënë se vr*asja e Agonis Tetaj ishte aks*identale dhe se kjo mund të provohet lehtë.

Ky është statusi i plotë i tij:
E arsyetoj mll*efin dhe pik*ëllimin e palës së dë*mtuar, por jo edhe spekulimet për man*ipulim me drejtësinë, sepse janë thjesht të pavërteta dhe të motivuara për përfitime monetare personale ( nuk aludoj në familjen e ngushtë)

1. Ricilësimi i veprës pe*nale nga Vr*asje e rëndë në Vr*asje nga pa*kujdesia, i bërë nga Prokurori i çështjes në fjalën përfundimtare në çështjen pen*ale kundër z.Shaban GOGAJ, është veprim dhe vendim i drejtë dhe i ligjshëm, i cili derivon nga një rrugë e gjatë e het*imit dhe gjykimit, me pjesëmarrje aktive të palës së dë*mtuar dhe përfaqësuesit të tyre.
2. Kjo rrugë e gjatë dhe e mundimshme, jo vetëm për palën e dë*mtuar, përfundimisht nxori në pah se vr*asja e tani të ndjerit Agonis TETAJ ishte vetëm një aks*ident tra*gjik, e assesi një vr*asje e rëndë me dashje, siç padrejtësisht e kundër*ligjshëm ishte cilësuar nga Prokuroria Themelore në Pejë, përkatësisht prokurorja Sahide GASHI.

3. Prokurori që përfaqësoi organin e ak*uzës në shqyrtimin gjyqësor, së bashku me palën e dë*mtuar dhe përfaqësuesin e tyre, janë munduar në çdo mënyrë e me çdo kusht që të gjejnë prova dhe fakte për të provuar motivin, dashjen dhe qëllimin, si kushte esenciale për cilësimin e veprimeve të z.Shaban GOGAJ si vr*asje e rëndë.
4. Përkundër përpjekjeve të tyre dhe mundësive të pakufizuara që kishin në dispozicion Prokuroria, pala e dë*mtuar dhe përfaqësuesi i tyre për rreth 2 vite e gjysmë, ata nuk arritën të sigurojnë qoftë edhe një provë të vetme që provon ekzistimin e motivit, dashjes dhe qëllimit të z.Shaban GOGAJ për ta pr*ivuar nga jeta tashmë të nd*jerin Agonis TETAJ dhe për të rre*zikuar jetën e kolegëve të tij.

5. Në mungesë të ekzistimit të motivit, dashjes dhe qëllimit, kushdo prokuror i ndërgjegjshëm dhe i përgjegjshëm do të duhej të ricilësonte veprimet e z.Shaban GOGAJ si vr*asje nga pakujdesia, sepse vetëm duke vepruar kështu do të vihej në vend drejtësia.
6. Është fakt notor se roli i Prokurorisë nuk është vetëm për të mbrojtur interesat e palës së dë*mtuar, por po ashtu ka detyrim ligjor që të mbrojë edhe të drejtat kushtetuese të palës së ak*uzuar dhe të kujdeset që me kujdes e përkushtim të njëjtë të vlerësojë provat fajësuese dhe shfajësuese për këdo të ak*uzuar.

7. Të gjithë ata juristë, e ps*eudo-juristë që pretendojnë se në rastin konkret kishte prova që provojnë ekzistimin e motivit, dashjes dhe qëllimit të z.Shaban GOGAJ për ta pr*ivuar nga jeta tashmë të ndjerin Agonis TETAJ i ftoj që fillimisht të analizojnë të gjitha provat e siguruara gjatë het*imit dhe të administruara gjatë gjykimit, të shiqojnë video-incizimet që nga ora 7 e mëngjesit e deri në momentin kr*itik të ditës tra*gjike dhe vetëm atëherë të provojnë të nxjerrin konkludime për cilësimin e drejtë dhe të saktë të veprimeve të z.Shaban GOGAJ.

8. I bindur se ricilësimi i veprimeve të z. Shaban GOGAJ nga Vr*asje e rëndë në Vr*asje nga pakujdesia ishte veprim dhe vendim i drejtë dhe i ligjshëm, e ftoj për përballje publike këdo ekspert të fushës, si dhe ata që mendojnë se marrin vesh nga drejtësia, e që po kanë dy*shime se ricilësimi i veprimeve të z.Shaban GOGAJ është bërë në mënyrë të kundërligjshme dhe pa mbështetje ligjore nga Prokuroria.

Baby Boo