E çuditshme: Kosovarit i vidhet pllaka e shporetit të kuzhinës


Dy pllaka të shporetit elektrik dhe dy bukë-pjekëse elektrike janë vjedhur nga shtëpia e një personi.

Ngjarja ka ndodhur në Çagllavicë të Graçanicës, të shtunën.

Në raportin e policisë thuhet se pronari i shtëpisë kishte thënë se personat e panjohur e kishin hapur me forcë derën e shtëpisë së tij.

Rasti është duke u hetuar.

Baby Boo