E bujshme, kushëriri i Januzajt refuzon Turqinë për Shqipërinë!


Të gjithë e keni dëgjuar atë shprehjen: “Ka ngjarë nga dajat”. E themi në formë batute dhe në fakt nuk është ndonjë lëvdatë, por në rastin konkret do të ishte. Për çfarë rasti po flasim? Po ua themi, për Adnand Januzajn. Shqiptarë nga çdo cep i rruzullit tokësor i bënë thirrje lojtarit në fjalë të zgjidhte Shqipërinë, por ai preferoi Belgjikën. Po merr pjesë në botërorin e “Rusi 2018” dhe normalisht është një sukses i madh. Ka lënë të kuptojë se ndihet belg, por të ngjante nga dajat do zgjidhte ndryshe përcjell Fakte.

Tani e ka përcaktuar rrugën e tij dhe është e ndryshme nga Kadri Altindag. Adoleshenti është djali i dajës së Adnandit dhe ka zgjedhur të luajë për ngjyrat e Shqipërisë. Ai e ka pranuar ftesën e Dzemal Mustedanagic për t’u aktivizuar me Shqipërinë U17 dhe nga sot do të vihet nën urdhrat e teknikut kuqezi. I riu ka pasur mundësinë të luajë edhe me Turqinë, por zemra i ka zgjedhur ngjyrat kuqezi. Shpresohet shumë që të rinj të tjerë të lindur dhe rritur jashtë vendit të pranojnë të mbrojnë ngjyrat e kombit të tyre dhe t’i lartësojnë ato.

“Sot do udhëtojë për te komëbtarja U17 Kadri Altindag. Kadri Altindag është djali dajës Adnan Januzaj, përfaqasuesi i Federatës Turke i dha mundësinë të luante me Turqinë, por Altindag e mbajti fjalën e dhënë! Zgjodhi të përfaqësojë ngjyrat më të bukura në botë”, thotë Rinor Agushi, përfaqësues i zyrës së talenteve pranë Federatës Shqiptare të Futbollit. Kështu, për Altindag do të jetë debutimi i tij me Shqipërinë U17, që do të zhvillojë dy ndeshje miqësore me Bosnje-Hercegovinën më 27 dhe 29 qershor në stadiumin “Roza Haxhiu” të qytetit të Lushnjës. /EDS

Baby Boo