E bëri shqiponjën në mbështetje të Xhakës dhe Shaqirit, FIFA hap hetim edhe për Lichtsteinerin


Zvicra është në ankth pas fitores së jashtëzakonshme ndaj serbëve.

Serbët ishin duke udhëhequr 1-0 pas pjesës së parë, por dy gola fantastik nga yjet tanë Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri i gjunjëzuan ata.

Ajo që bëri bujë të madhe ishte festa e futbollistëve shqiptarë duke bërë shqiponjën pas shënimit të golave.

E në minutën e fundit derisa po festohej goli i fitores i shënuar nga Shaqiri, në përkrahje të shqiptarëve doli edhe kapiteni i Zvicrës, Stephan Lichtsteiner.

Mbrojtësi i djathtë bëri shqiponjën në shenj solidariteti me bashkëlojtarët e tij.

Kapiteni Lichtsteiner i del në mbrojtje Xhakës dhe Shaqirit: Ishte më shumë se futboll për ta, festimet me shqiponjë janë të drejta
Por ky gjest mund t’i kushtojë me suspendim edhe Lichtsteinerit.

Pasi është hapur procedurë disiplinore ndaj dy futbollistëve më të mëdhenj të Zvicrës, Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës, FIFA ka hapur një hetim edhe për Lichtsteiner.

Futbollistët janë në procedurë nëse kanë provokuar masën e pranishme në stadium.

Sipas nenit 54, në rast se shpallen fajtorë ata mund të dënohen me nga 5000 franga dhe me nga dy ndeshje moslojë.

Baby Boo