E ardhmja e shkencës është me të rinjtë tanë


Nga: Donika Bakiu

Dy gjëra janë të vërteta : e para  ka një numër të madh  të njerëzve të kualifikuar për vende pune  dhe e dyta nuk ka shumë vende pune . Sektoret punësojnë një numër të vogël njerëzish .Nevojitet ndryshime nëse duam të parandalojmë këtë dukuri  të sektoreve tona . Ky artikull është për të ardhmen e shkencës me të rinjtë tanë  . Ne duhet të kërkojmë një mënyrë krijuese për ta mbajtur shkencën një prioritet kombëtar. Zgjidhja është të përfshijë dhe të përgatisë brezin tonë të ardhshëm. Por ne duhet ta bëjmë këtë në mënyrën e duhur. Kreativiteti është aq i rëndësishëm sa shkrim-leximi. Prandaj, ne duhet të ndalojmë atë që e dëmton negativisht edukimin dhe në vend të kësaj duhet të inkurajojmë rininë tonë që të vazhdojë të jetë kureshtar dhe t’i lejojë ata të shohin botën si laboratorin e tyre gjigand, ku mundësitë janë të pafundme. Ne nuk duhet të lejojmë që  brezi ynë i ri të jetë i përfshirë në shkencë vetëm se mund të ketë një test në lëndët  e tyre të nesërmen. Në vend të kësaj, arsimi përveç dhënies së aftësive teknike të nevojshme , duhet të ndezë pasionin dhe të shërbejë si një platformë për studentët që të kërkojnë mundësi më rigoroze dhe profesionale. Poeti William Butler Yeats thotë, “Education isn’t the filling of a pail, but the lighting of a fire.Është e rëndësishme për të gjithë ne që të kontribuojmë në këtë përpjekje të nevojshme duke ndezur zjarrin dhe duke ndezur pasionin e rinisë së kombit tonë për të ndjekur dhe shqyrtuar botën e pasur të shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës. Më konkretisht, ne duhet të inkurajojmë të rinjtë nga të gjithë , etnitë që të marrin pjesë në projekte . Përmes përjetimit të këtyre momenteve të zbulimit të diçkaje të re  ne do të ndryshojmë jetën, brezi i ardhshëm mund të përjetojë plotësisht jetën si ndonjë shkencëtar, ose në atë profesion që ata shpresojnë të bëhen në të ardhmen. Siç e dimë të gjithë, është mjaft e vështirë për të ëndërruar për diçka që kurrë nuk e  keni parë. Si mund ta shohin veten si shkencëtar  që punon në laborator nëse nuk kanë bërë asnjëherë ndonjë ekperiment .Mjekët, inxhinierët dhe profesionistët e teknologjisë po ashtu dhe të tjerët duhet të bëhen mentor dhe mësojnë të rinjtë në këtë drejrim. Këto angazhime me të vërtetë  janë frymëzuese dhe do të ndryshojnë jetën e të rinjve .Ekzistojnë gjithashtu dëshmi se kur ju jepet një mundësi , të rinjve  mund të bëjnë zbulime shkencore .

 

Koha për të vepruar është tani. Ne duhet të japim mbështetjen tonë dhe të njohim rëndësinë e avancimit të përfshirjes sonë të të rinjve në aktivitetet profesionale Ne si qytetarë duhet t’u japim ndihmë të rinjve për të sjellë ndryshime që i lejojnë brezit tonë të ardhshëm të eksplorojë kreativitetin e tyre.

Baby Boo