E ardhmja e rinisë sonë


Shkruan: Donika Bakiu

Rina është begatia më e çmueshme e një kombi. Një komb pa një rini të shëndosh nuk ka prespektivë të ndritur. Çfarë qëndron në të ardhmen e rinisë sonë? Duhet të ndërmarrim çdo hap të nevojshëm për të siguruar  diçka që ne do të dëshironim të shihnim në rininë tonë të ardhshme.  Mbijetesa jonë themelore varet nga ato mendje të rinisë sonë . Rinia sot, pa marrë parasysh gjinisë, origjinën ose vendin e banimit, i nënshtrohen rreziqeve individuale, gjithashtu po prezantohen me mundësi të reja individuale – disa të dobishme dhe disa potencialisht të dëmshme.  Perspektiva e të rinjve  : Çdo vit, një numër i madh i  të rinjve braktisin vendin të diplomuar ose të pa diplomuar një vendim shumë serioz për suksesin dhe lumturinë e tyre të ardhshme.  Nga jashtë, ky vendim mund të duket si një vendim i mirë për një të ardhme më të mirë, por nuk është aq e thjeshtë: shumë të rinj përballen me barriera ; mbaron shkollimin , nuk arrin të punësohesh disa kanë çështje socio – ekonomike etj.  Studimet e hulumtimeve të shumta  kanë treguar se braktisja e vendit , e shkollimit  ka më shumë gjasa të jetë nga papunësia , jetojnë me ndihmë sociale . Të gjithë janë lodhur nga korrupsioni, padrejtësia, varfëria, pabarazia etj., që po mbizotërojnë mbi ne e mbi vendin tonë . Krejt këto ndërtojnë një tregues që alarmon për nevojën për ndryshim rrënjësor të kësaj situate.Për të rinjtë duket të ketë  projekte që të punojnë për të edukuar të rinjtë dhe të rriturit, të cilët mund të kenë braktisur shkollën . Por ende ka shpresë largimi nga shkolla  nuk duhet të jetë fundi i arsimit. Është e rëndësishme që njerëzit të dinë se nuk duhet  hequr dorë prej vetes .”Besoni në veten tuaj”, ‘’ Mos hiqni dorë nga vetja sepse nuk është vonë. ”  Rinia simbolizon lindjen e një dite të re  ,që çdo mëngjes ngjall shpresat e nxit buzëqeshjet për një ditë më të mirë se ajo e kaluar një ditë para. Kështu, nga çdo gjeneratë e re lind një shpresë e re për ndryshim. “Fati i popullit tim, është fati im”, thoshte Pjetër Bogdani, që duhet të shërbejë si mësim për këdo, e sidomos për ne të rinjët. Sepse ne jemi e ardhmja , ne jemi populli. Kur vuan populli, vuajmë edhe unë e ti,vuajmë të gjithë. Shpresojmë çdo herë për një vend të pastër dhe një ekonomi të fortë,ku nuk do na lejojnë neve si rini të merremi me punë të tjera,por të vazhdojmë shkollimin,punën dhe të rregullojmë jetët tona ashtu siç na ka hije neve . Gjithmonë është thënë se rinia është ardhmëria e një shoqërie, e një populli, e një shteti dhe në duart e tyre do të barten përgjegjësitë dhe obligimet për të udhëhequr, edukuar, zhvilluar dhe për të çuar përpara bashkësinë njerëzore.

Baby Boo