E akuzojnë që nuk është e virgjër, një familje e tërë e maltreton nusen në Fushë Kosovë


Një rast tmerrësisht i rëndë ka ndodhur në Fushë Kosovë.

Bashkëshorti me prindërit e tij, vëllain dhe motrat e kanë maltretuar nusen duke e akuzuar se nuk është e virgjër.

Kështu po raporton Sinjali duke u thirrur në burimet brenda institucioneve të sigurisë.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se mëngjesin e parë si nuse në shtëpinë e re, viktima u përball me dhunë psikike e fizike nga bashkëshorti, vjehrra, kunatat dhe kunati i saj.

Bazuar në dëshminë e saj dhënë organeve të hetuesisë, bashkëshorti dhe familja e tij e kanë akuzuar se nuk është e virgjër dhe vjehrra e saj e ka tërhequr për flokësh dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj. Dhunë pati edhe nga kunati, i cili dyshohet se ka tentuar që t’ia fus gishtat në prizë elektrike që e njëjta të bie në kontakt me rrymën dhe të marrë lëndime, të cilat mund të kenë qenë serioze për të.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre lidhur me rastin e që sipas tyre, ka qenë bashkëshorti i viktimës ai i cili i ka njoftuar se nusja e tij nuk është e virgjër dhe kjo nuk përputhet me traditat e tyre.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit të hetohen në liri për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Baby Boo