E akuzoi për incest, këngëtari i njohur padit nipin e tij për 20 milionë dollarë


Ricky Martin ka paditur nipin e tij pasi ai e akuzoi për abuzim seksual. Këngëtari portorikan ka ngritur një padi prej 20 milionë dollarësh kundër nipit duke pretenduar se humbi disa marrëveshje miliona dollarëshe për shkak se ai hodhi akuza të rreme ndaj tij për sulm seksual.

Në padinë e ngritur të mërkurën në San Juan, Puerto Rico, këngëtari pretendon se është “persekutuar, rrethuar, përndjekur dhe zhvatur” nga Dennis Yadiel Sanchez për arsye ekonomike. Ai shprehet se ngacmimet kanë vazhduar edhe pasi nipi pranoi se kurrë nuk ishte sulmuar seksualisht nga artisti.

Sipas Martin, “Sanchez filloi t’i dërgonte mesazhe këngëtarit në Instagram, duke e kërcënuar se “nëse nuk kompensohet ekonomikisht, ai do të vazhdojë fushatën e tij për të dëmtuar reputacionin dhe integritetin e tij, përmes akuzave të rreme dhe dashakeqe. ”, thuhet në padi.

Baby Boo