Dyshohet se u godit nga demi, ndërron jetë i moshuari nga Prilepi


Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme Ndihma e Shpejtë brenda një veture të tipit Matiz ka konstatuar vdekjen e 75-vjeçarit K.J. nga Prilepi, përcjell TV21. Ngjarja ka ndodhur në Prilep, në afërsi të Hlornata, afër varrezave të reja. Ndërsa në bisedë me policinë, djali i të ndjerit ka treguar se dyshohet se ai ka vdekur nga goditja e një demi.

“Gjatë një bisede me V.J. (50) nga Prilepi, djali i të ndjerit, ka thënë se pas një telefonate nga Z.N. se diçka nuk shkonte me të atin, ai u drejtua në vendin e quajtur “Stopanstvo-Çopella”, ku i ati po kulloste bagëtinë dhe e vuri re atë të shtrirë në livadh pa shenja jete, ndoshta nga sulmi i demit. Së bashku me të afërmin e tij R.B. trupin e kanë futur në veturë dhe rrugës për në qytet, para hyrjes në stacionin e klorit kanë takuar ekipin e Emergjencave të Prilepit. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion”, thonë nga MPB.

Baby Boo