Dyshohet se motra e ng*ufati me jastëk motrën në Fushë Kosovë


Për vd*ekjen tr*agjike të 33-vjeçares nga fshati Vragoli i Fushë-Kosovës, është mësuar detaje të reja.
Burime të besueshme të mediave brenda Policisë së Kosovës bëjnë me dije se 33-vjeçarja dyshohet se u ng*ufat me jastëk nga motra e saj rreth tri vjet më e madhe.

Të njejtat burime theksuan se dy motrat dhe anëtarët e tjerë të kësaj familjeje dyshohet se kanë probleme mendore.
Lidhur me rastin është deklaruar edhe Policia e Kosovës, sipas informacioneve të para bëhet fjalë për vd*ekje të dhu*nshme.

“Rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një rast vd*ekje e dyshimtë, në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vd*ekjen e vi*ktimës femër 33 vjeç. Mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vd*ekje të dhu*nshme, policia me kujdes të shtuar po he*ton rastin si vd*ekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura he*timore dhe ato forenzike – të ekzaminimit që do të ndihmonin he*timin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka njoftuar policia.

Baby Boo