Dyshohet se kontrab*andoi 13.3 kg arë, Prokuroria jep detaje për shtetasin turk


Prokuroria themelore Kumanovë ka lëshuar Urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër një shtetasi turk me vendbanim në Shkup, i cili dyshohet për veprën penale Kontraba*ndë. I dyshuari 55-vjeçar ishte shfrytëzues i pensionit të pleqërisë në Republikën e Turqisë, ndërsa në vend ishte i punësuar me kontratë si shofer autobusi në një transportues nga Shkupi. Më 7 gusht, i dyshuari ishte duke vozitur një autobus në linjën e rregullt Porec, Republika e Kroacisë – Gostivar RMS.

Në vendkalimin kufitar Tabanovcë, përmes vijës doganore, me hyrjen në vend ka tentuar t’i shmanget kontrollit doganor dhe në masë të madhe ka bartur mallin e padeklaruar – bizhuteri ari, ora dhe pllaka ari në vlerë të përgjithshme prej 36.305.644,81 denarëve.

“Porosinë me sende floriri ai e ka marrë nga një shtetas kroat dhe e ka fshehur në pjesën ku ndodhet ajrimi i autobusit. Gjatë kontrollit nga doganierët e autorizuar aty u gjetën 18 pako, të cilat përmbanin 97 unaza floriri, 39 varëse floriri, 133 byzylykë ari, 4 copë byzylykë me gurë gjysmë të çmuar, 5 copë byzylykë floriri blu, 8 copë byzylykë floriri të verdhë , 5 copë byzylykë gome me shufra ari, 5 copë ora floriri pa mekanizma dhe pjesët e tyre, 33 copë varëse floriri, 91 copë vathë floriri, 23 monedha floriri, 48 copë bizhuteri ari të thyera, 73 copë shufra ari në forme drejtkendeshe dhe forma të tjera dhe 3 pako me kokriza ari. Objektet e arit kishin një peshë totale prej 13.3 kilogramësh”, informoi prokuroria. Prokuroria kërkoi që ai të dërgohet në paraburgim. /SHENJA/

Baby Boo