Dyshohet se është gjallë, reperi arrin famën pas vdekjes


Fansat në rrjet kanë filluar spekulimet se XXXTentacion është i gjallë dhe se kjo është lëvizja më e madhe e marketingut e realizuar ndonjëherë.
Mirëpo, policia ka arrestuar një të dyshuar në lidhje me vrasjen e reperit amerikan XXXTentacion, pikërisht Dedrick D Williams, 22 vjeç, i cili po përballet me një akuzë për vrasje të shkallës së parë.Por mesa duket, fama e XXXTentacion është rritur më shumë pas vdekjes së tij.Një këngë e reperit të ndjerë është në krye të listave një javë pas vdekjes së tij, transmeton lapsi.Kënga “Sad!” e reperit nga Florida u zhvendos nga Nr. 52 në Nr. 1 në tabelën Hot 100 të Billboard.Kjo është kënga e parë që pas vdekjes së solistit ngjitet në krye të listave, pas këngës “Mo Money Mo Problems” të Notorious B.I.G. në vitin 1997, sipas Billboard.Gjithashtu 8 këngë të tjera të XXXTentacion janë aktualisht në Hot 100, duke përfshirë “Moonlight” në Nr. 16, “Changes” në Nr. 18, “Jocelyn Flores” në Nr. 19, “F ** k Love”, me Trippie Redd në Nr. 28, “Everybody Dies on Their Nightmares”në Nr. 42, “The Remedy for a Broke Heart (Why Am I So in Love)” në Nr.58, ” Hope “në Nr.80, dhe” Numb “në Nr.82.

Por edhe në Instagramin e tij është bërë “nami”, pasi nga 8.2 milion ndjekës që kishte kur u nda nga jeta, tashmë ka rreth 13.5 milion.

Baby Boo