Dyshohet se e su*lmoi se*ksualisht 6 vjeçaren, qytetarët përballen me të dyshuarin (VIDEO)


Së fundi janë publikuar pamje nga përballja e qytetarëve me një person që dyshohet se su*lmoi sek*sualisht një të miture 6-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë, të mërkurën e 27 korrikut.Vetëm të mërkurën e 27 korrikut të vitit 2022, janë raportuar tri raste të su*lmeve se*ksuale ndaj të miturve. Prishtina, Obiliqi dhe Mitrovica, janë vendet ku dyshohen të kenë ndodhur ngjarjet.Për njërin nga këto raste, i ndodhur në kryeqytet, Portali Dukagjini ka siguruar dëshmi, derisa dëshmitarët (një nga të cilët – nëna e vik*timës), konfrontohen me të dyshuarin.

Siç është mësuar nga burimet e portalit, personi i cili dyshohet se ka ng*acmuar se*ksualisht një vajzë të mitur (6-vjeçare), është mbi 50 vjeç.

Sipas burimeve, dy dëshmitarë, teksa kanë hyrë spontanisht në dyqanin e të dyshuarit, e kanë parë atë derisa abu*zonte sek*sualisht me të miturën.Me të parë atë veprim, dëshmitari fillimisht e ka pyetur “çka e ke këtë vajzë?”, duke iu referuar viktimës, kurse i dyshuari i është përgjigjur se është vajza e tij.

Dëshmitarët të cilët po ashtu janë banorë të së njëjtës lagje, janë larguar nga dyqani për t’u kthyer përsëri pas pak minutash.Por, kësaj radhe, i dyshuari gënjen sërish.

Ai pohon se është gjyshi i vik*timës 6-vjeçare.Të njëjtit e marrin vajzën, e cila sipas tyre dukej e frikësuar dhe po dridhej.E dërgojnë te familja e saj, për t’ia treguar tërë ngjarjen prindërve.E shokuar nga rasti, nëna e vi*ktimës së bashku me dy dëshmitarët e rastit, shkojnë të përballen me të dyshuarin në dyqanin e tij.
https://facebook.com/watch/?v=527822699099140&_rdr

Baby Boo