Dyshohet se dogjën një veturë! Dy të arrestuar në Kumanovë


Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë njofton se janë arrestuar dy persona të cilët dyshohet se kanë djegur një veturë në Kumanovë. Të arrestuarit dyshohet se kanë kryer vepërn në dhjetor të viti 2021.

“Dje në ora 17:05, zyrtarë policorë nga SPB Kumanovë kanë arrestuar 27-vjeçarin B.Sh. dhe 33-vjeçari Sh.I, të dy nga Kumanova, për shkak të dyshimit se më 8 dhjetor të vitit të kaluar në bulevardin “Brigada e tretë goditëse e Maqedonisë” kanë shkaktuar zjarr në veturën e udhëtarëve “Fiat Dea”, në pronësi të S.K. nga Kumanova”, njoftojnë nga SPB Kumanovë.

Baby Boo