Dy vite Zaevi e dy vite Naseri Kryeministër Pse jo?


Ejup Berisha

Një popull që ka dëshirë të mashtrohet ai popull e meriton mashtrimin. Një popull që e pranon gënjeshtrën ai popull gjithashtu e meriton gënjeshtrën. A e dini pse sepse nuk ka më mirë dhe më leht të gënjehet ai që dëshiron të gënjehet. Kryeministri i parë shqiptar nëse nuk bëhet realitet apo nuk realizohet do të jetë jo vetëm gënjeshtër por edhe mashtrim shekullor i subjektit politik shqiptar me shkurtesën me tre shkronja.

Gjatë kësaj jave Presidenti i Republikës Z. Stevo Pendarovski mandatin për formimin e Qeverisë ja dorëzoi Kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev dhe aty nuk u pa Kandidati për Kryeministrin e parë shqiptar Z. Naser Ziberi të cilin sinçerisht dua ta shoh në kreun e Qeverisë sepse i njëjti realisht dhe shumë sincerisht e meriton atë post të lartë shtetëror. Këtë nuk po e themë kot pra Naser Ziberi e meriton postin e të parit të Qeverisë për shkak të aftësive, njohurive dhe përvojës politike që i posedon i njëjti personalitet.

Naser Ziberin e njoh edhe për cilësitë pozitive njerëzore që i posedon prandaj përsëris posti i Kryeministrit qanë me lot për të. Por për tu realizuar ideja për Naser Ziberin Kryeministër të parë shqiptar duhet që Partia politike që e ka inicuar idenë e tillë të insistojë me këmbëngulje që të njëjtën ta realizojë. Nëse nuk e bën të njëjtën gjë ai subjekt atëher do të nënkuptohet se i njëjti e ka bërë mashtrimin shekullor ndaj popullit shqiptar.

Po flitet se do të mund të pranohej varianti i rrotullimit të postit të shefit të Qeverisë me disa variante të kohzgjatjes së qëndrimit të Kryeministrit maqedonas dhe atij shqiptar në timonin e organit më të lartë ekzekutiv Qeverisë. Nëse pranohet ky variantë atëher propozoj që dy vite shef Qeverie të jetë Zoran Zaev i LSDM-së dhe dy vite shef Qeverie të jetë Naser Ziberi Pse jo?. Për shkak të të dhënave dhe fakteve pozitive të cilat i përmenda e që i posedon Z. Naser Ziberi. E tërë kjo do të mund të realizohet vetëm nëse partitë fituese në zgjedhjet e 15 tetorit sigurojnë shumicë më të gjërë dhe më stabile parlamentare.

Sepse Qeveria mund të funkcionoj dhe të qëndrojë më gjatë në detyrë vetëm nëse siguron mbështetje më të gjërë në Kuvendin e Republikës. Prandaj nëse subjekti shqiptar fitues i zgjedhjeve të fundit parlamentare këtu te ne dëshiron me të vërtetë Kryeministër të parë shqiptar në rastin konkret Naser Ziberin atëher gjatë bisedimeve për formimin e Qeverisë duhet të këmbëngul që kjo ide edhe të realizohet realisht.

E nëse i njëjti subjekt politik bën kompromis me këtë qështje atëher i nderuar populli im shqiptar Urime gënjeshtrën dhe mashtrimin shekullor të radhës nga subjekti politik shqiptar i cili 18 vite është në pushtet dhe në Qeveri.

Baby Boo