Dy viktima nga rrëzimi i helikopterit në Greqi


Deklaratat e dy të mbijetuarve pritet që të hedhin dritë mbi shkaqet e tragjedisë që shkaktoi dy të vdekur nga katër anëtarët e ekuipazhit të helikopterit Mi-8 në Greqi. Siç raportojnë mediat në vend, helikopteri ishte nisur në orën 16:39 nga Samos-i për të shuar një vatër zjarri ndërsa aksidenti ndodhi në orën 17:55.

Inxhinieri moldav i cili u gjet i pari i gjallë qëndroi në ujë për 35 minuta ndërsa në deklaratat e para tha se tre personat e tjerë i kishte parë në det. Ai gjithashtu raportoi se kishte dallgë të mëdha dhe rryma të forta detare.

Më konkretisht, inxhinieri moldav raportoi se kur helikopteri po i afrohej detit për nxjerrjen e ujit, një erë e fortë e goditi dhe e “përmbysi”.

Në fakt, inxhinieri tha se të gjithë anëtarët e tjerë ishin në det,por më pas, me kushtet atmosferike që mbizotëronin, humbi pjesën tjetër të anëtarëve.

Lidhur me shkaqet e tragjedisë, krahas deklaratave të pjesëtarëve të shpëtuar, do të bëhet një hetim nga Autoriteti i Pavarur i Hetimit të Aksidenteve të Aviacionit, i cili është informuar nga aeroporti i Samos.

Helikopteri zjarrfikës Mi 8 ishte nisur nga Samos në orën 16:39 dhe aksidenti ndodhi në orën 17:55. Në zonën ku ra helikopteri i zjarrfikësve mbizotëronin erëra të forta. Ekuipazhi i helikopterit përbëhej nga një rumun, dy moldavë dhe një përkthyes grek.

Helikopteri i dytë zjarrfikës Mi 8 që mori pjesë në operacionin e shuarjes së zjarrit nisi menjëherë hetimet në zonë dhe ka mbërritur edhe një varkë e rojes bregdetare. Rreth orës 18:30, pothuajse 35 minuta pasi helikopteri zjarrfikës i prodhuar nga Rusia u rrëzua, roja bregdetare gjeti pilotin rumun.

Pak para orës 19:30 anëtari i dytë i ekuipazhit u gjet pa ndjenja dhe pak më vonë u gjet edhe i treti. Piloti rumun po transportohet me një ambulancë në Spitalin e Përgjithshëm të Samosit pasi fillimisht u ndal në Qendrën Shëndetësore të ishullit për ndihmën e shpejtë.

Baby Boo