Dy vetë u përpoqën që me forcë të futin në makinë një vajzë 19-vjeçare në Çair

Dy vetë u përpoqën që me forcë të futin në makinë një vajzë 19-vjeçare mbrëmë në rrugën “Indira Gandi” në komunën e Çairit.

Baby Boo

Në Stacionin Policor të Çairit, S.G. (19) raportoi se natën e kaluar në orën 21:30 ndërsa po udhëtonte përgjatë rrugës Indira Gandhi, pas saj po ecte një automjet në të cilin kishte dy persona. Në një moment, automjeti iu afrua personit që ka bërë denoncimin dhe u ndal duke e kapur për dore dhe filloi ta tërheqë atë, ndërsa personi tjetër e shtyu atë nga mbrapa me qëllim të futjes së saj në automjet.

Pasi thirri babanë e saj, njerëzit u larguan nga vendi i ngjarjes, informoi Ministria e Brendshme në buletinin e rregullt.

Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Restorant Lumare