Dy vëllezër nga Saraji edhe pse të infektuar me Covid-19, te*ntuan ta lëshojnë shtetin


Prokuroria Publike në Shkup ka parashtruar propozim për shqiptim të gjobës kundër dy vëllezërve nga Saraji, të moshës 24 dhe 26-vjeçare, për shkak se kanë kryer veprën pe*nale – mosveprim sipas protokolleve shëndetësore në kohë epidemie të nenit 206 të Kodit Pe*nal.
Ata, edhe pse të infektuar me Covid-19 dhe në izolim shtëpiak, me teste PCR negative të fa*lsifikuara kanë te*ntuar të dalin nga shteti nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit.

“Edhe pse me vendim të Inspektoratit shtetëror sanitar-shëndetësor, nga 5 prilli të dy të ak*uzuarve u është shqiptuar izolimi i detyrueshëm dhe mjekim në kushte shtëpiake, si të sëmurë nga Covid-19, ata më 7 prill me fluturim nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit janë përpjekur ta lëshojnë shtetin. Pas kësaj, para shërbimeve të autorizuara në Aeroport kanë treguar të dhëna të rrejshme për test PCR negativ për koronavirus, gjoja i dhënë nga laboratori në Shkup në ditën e njëjtë kur kanë marrë rezultatin pozitiv.

Edhe pse e kanë ditur se një çertifikatë e tillë nuk është dhënë nga laboratori i potencuar, ata sërish vërtetimet i kanë përdorur si të vërteta, me çka kanë kryer dy vepra penale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Nga Prokuroria gjithashtu njoftojnë, se prokurori publik kompetent i ka propozuar Gjykatës Penale në Shkup që të dy vëllezërit të sanksionohen me nga 50 gjoba ditore, ku një gjobë ditore kap vlerën prej 40 eurove.

Baby Boo