Dy tetovar të arrestuar për transport të drurëve pa leje! Policia sekuestron traktorë dhe sharra motorike


Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme janë arrestuar dy persona për transport pa leje të drurëve. Policia gjithashtu ka sekuestruar dy traktorë dhe sharra motorike.

“Dje (08-shtator) në ora 19:30 në Vollkovi të Tetovës, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë ndaluar personat G.J.(49) nga Gostivari dhe J.S.(63) nga ky fshat, të cilët me dy traktorë me rimorkio transportonin dru dushku pa dokumentet e nevojshme, pasi janë gjetur më parë në rajonin e fshatit. Dy personave iu sekuestruan traktorët “imt”, dy sharra motorike dhe drutë, të cilët janë ndaluar në Komisariat dhe pas dokumentimit të rastit do të përgatiten parashtresat përkatëse”, thonë nga SPB-Tetovë.

Baby Boo