Dy të rinj hedhin qime në ushqim vetëm për të mos paguar llogarinë


Jo rrallëherë punëtorët e restoranteve ballafaqohen me situata të këqija me klientët, si p.sh gjestet e ndryshme vetëm e vetëm për të mos paguar llogarinë.
Një ngjarje e ulët është kapur nga kamerat e një restoranti në Britaninë e Madhe ku dy djem hedhin qime mbi ushqimin e porositur, në mënyrë që të refuzojnë pagesën prej 70 paund.

Kamerat kapën momentin, kur një nga të rinjtë fut dorën brenda pantallonave të tij të shkurtra duke nxjerrë qime e duke i hedhur më pas në pjatën me cerry dhe kebabe.
“Kur erdhi puna për të paguar, ata thanë se kishte qime në ushqim”, thotë menaxheri i restorantit.

Baby Boo