Dy të mitura nga Shkupi vjedhin në qendër tregtare!

Dy vajza të mitura nga Shkupi janë kapur duke vjedhur sende në një dyqan brenda një qendre tregtare në Shkup.

“Me datë 07.04.2023 në ora 18:30 në një qendër tregtare në zonën e Gazi Babës, zyrtarë policorë të stacionit policor Gazi Babë kanë privuar nga liria dy të mitura nga Shkupi. Ata dyshohen se kanë kryer një vjedhje në një objekt shitjeje në qendrën tregtare, gjatë së cilës kanë marrë disa sende. Gjërat e vjedhura u gjetën dhe iu kthyen pronarit”, thonë nga policia.

Dy të miturat janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre, sipas policisë, do të ngrihet kallëzimi përkatës.