Dy të infektuar në Qendrat për Regjistrimin e Veturave dhe pajisjeve me dokumente në Prishtinë, pezullohen shërbimet


Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se dy zyrtarë në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve dhe në Qendrën për Pajisje me Dokumente në Prishtinë janë infektuar me koronavirus.

Përmes një njoftimi në Facebook, Agjencia e Regjistrimit Civil në kuadër të MPB’së ka njoftuar se pajisja me dokumente në këto qendra do të pezullohet, raporton Gazeta Express.

“Ministria e Punëve të Brendshme respektivisht Agjencia e Regjistrimit Civil, njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve dhe në Qendrën për Pajisje me Dokumente në Prishtinë kanë rezultuar pozitivë me COVID19 dy zyrtarë të këtyre qendrave. Për shkak të rrezikut nga përhapja e COVID19, është marr vendim që Qendra për Regjistrimin e Automjeteve, Qendra për pajisje me Dokumente dhe Zyra për vulat Apostile me datën 2 dhe 3 Korrik 2020 të pezullojnë ofrimin e shërbime me palë, duke përjashtuar rastet mjekësore si për QRA ashtu edhe për QPD dhe tërheqjen e dokumenteve të gatshme”, thuhet në njoftim./Express/

Baby Boo