Dy të akuzuar pranuan akuzat për dhunën në Kuvend


Dy të akuzuar për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë kanë pranuar akuzat. Veprën e kanë pranuar Vasko Cungarevski dhe Dimitar Popovski për veprën penale “dhunë”.

Cungarovski, i cili është djali i ish-gjykatëses në Gjykatën Themelore Shkupi 2, Zorica Cungarovska, ka marrë pjesë në dhunën në Kuvend dhe sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore, ai ka kërcënuar kryeministrin Zaev. Gjykatësja Olja Ristova, e ka dënuar me një vit dhe tre muaj burg.

I akuzuari i dytë është dënuar me masë alternative – dy vjet burg nëse gjatë pesë viteve të ardhshme kryen vepër tjetër penale. Sipas Prokurorisë ai ka kërcënuar deputetin e BDI-së Artan Grubi. Aktgjykimi nuk është në fuqi, pasi të akuzuarit kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Për të “enjten e përgjakshme” deri tani shqiptuar 9 dënime me kusht, ndërsa dy të akuzuar kanë pranuar fajin dhe janë dënuar me burg.

Baby Boo