Dy punonjës shëndetësor nga Klinika infektive dhe 36 të tjerë nga SPQ “8 Shtatori” të infektuar me Kovid-19


Në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori” tre anesteziologë, tre internistë, 25 infermiere, të angazhuar në repartin ku shërohen rastet pozitive dhe të dyshuara dhe pesë paramedikë janë të infektuar me koronavirus, informuan nga Ministria e Shëndetësisë.

Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile, siç potencuan janë infektuar dy punonjës shëndetësor, ndërsa dy të tjerë të cilët janë shëruar, janë kthyer në punë.

Nga Ministria potencuan se këto dy institucione shëndetësore publike ditëve të fundit janë përforcuar me kuadër. Në Klinikën Infektive sipas sistemit të rotacionit kanë ardhur pesë mjekë, tre nga klinika për kardiologji, endokrinologji dhe Instituti për tuberkulozë, një mjek nga Klinika spitalore në Tetovë dhe një nga Spitali i përgjithshëm në Ohër si dhe 27 infermiere nga Spitali special “Jasenovo”, dhe nga spitalet në Kavadar, Koçan dhe Kërçovë.

Në SPQ “8 Shtatori” ekipi u përforcua me gjashtë mjekë – dy nga klinikat për reumatologji dhe nefrologji, dy mjekë nga Kërçova dhe nga një mjek nga spitali në Oteshevë dhe spitali në Gostivar. Ky institucion shëndetësor u përforcua edhe me 20 inferimiere nga Struga, Velesi, Otesheva, Gjevgjelia, dhe Spitali special “Leshok”.

Nga fillimi i epidemisë së koronavirusit gjithë sistemi shëndetësor është aktivizuar dhe mobilizuar me qëllim të ballafaqimit të suksesshëm nga ky virus i paparë, theksuan nga Ministria e Shëndetësisë./MEDIAL

Baby Boo