Burg me kusht prej tre muajve u është shqiptuar dy policët për fotografim të paautorizuar dhe publikim të fotografisë së ish drejtorit të Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov, në burgun e Idrizovës.
“Është miratuar vendim jo i plotfuqishëm, me të cilën dy të akuzuarit janë shpallur fajtor për veprën penale incizim të paautorizuar nga neni 152 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të kodit Penal, të cilëve u është shqiptuar masë alternative – burg me kusht prej 3 muajve, e cila nuk do të realizohet, nëse në dy vitet e ardhshme nuk kryejnë vepër tjetër penale”, thonë nga Gjykata Penale për “A1on”.
Më 30 nëntor të vitit 2017-të, i akuzuari i parë si person zyrtar që ka qenë në kullën e kujdestarisë e ka parë Çavkovin, dhe e ka shfrytëzuar momentin ideal dhe nëpërmjet dritares, pa pajtueshmërinë e Çavkovit, e ka fotografuar.
Sipas Prokurorisë, i akuzuari i parë, nëpërmjet porosisë private në rrjetet sociale ua ka dërguar fotografitë dy kolegëve, në mesin e të cilëve edhe te i dyshuari i tij, i cili më tej fotografinë ua ka dërguar edhe dy zyrtarëve tjerë policor.
Më pas, fotografitë kanë rrjedhur në rrjetet sociale dhe në media./PaCensurë