Dy policë nga Shkupi kapen duke marrë ryshfet


Kontrolli i Brendshëm pranë MPB-së deri tek Prokuroria ka parashtruar kallëzim penal kundër dy policëve nga Shkupi. Të njëjtit dyshohen për ryshfet. Bëhet fjalë për policët me iniciale B.H. dhe X.Z.

“Gjegjësisht, të raportuarit me datë 25.09.2022 gjatë kontrollit të komunikacionit në Rr. Dimitria Çupovski në Shkup, nga i dëmtuari G.J. kanë kërkuar dhe kanë marrë ryshfet për të mos kryer një veprim zyrtar që kanë qenë të detyruar ta kryejnë, gjegjësisht për të mos përgatitur urdhërpagesë kundërvajtëse për kundërvajtje të konfirmuar në komunikacion për kalim në semafor të kuq. Ndaj punonjësve të policisë është iniciuar procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore dhe largim nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës”, thonë nga MPB.

Baby Boo